image Ministrja serbe: Do t'i ndjekim ish-ushtarët e UÇK-së, nuk heqim dorë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15208

Të shëruar

12815

Të vdekur

615

Ministrja serbe: Do t’i ndjekim ish-ushtarët e UÇK-së, nuk heqim dorë

news image

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka deklaruar se Serbia asnjëherë nuk do të heqë dorë nga procedimi i krimeve të kryera nga UÇK-ja ndaj popullatës joshqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90.

Ky reagim vjen pas deklaratave se ekziston një listë e re me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së që Serbia ia ka dorëzuar INTERPOL-it për t’i arrestuar.

Gazeta “Novosti” rikujton se veteranët e UÇK-së kanë reaguar me arsyetimin se në listën e INTERPOL-it ka emra të rinj të ish-pjesëtarëve të UÇK-së të cilët i kërkon Serbia.

LIidhur me ekzistimin e ndonjë liste të re, Kuburoviq nuk ka konfirmuar asgjë.

“Proceset që zhvillohen në gjykatat serbe janë hapur në bazë të fakteve materiale, prandaj nuk ka kurrfarë arsyesh juridike që të hiqet dorë nga fletarrestet për autorët e dëshmuar të krimeve”, ka thënë Kuburoviq.

Ajo ka kritikuar edhe Projektin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, duke përkujtuar se atë e ka kritikuar edhe Perëndimi. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: