image Rizvanolli: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRRE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë

Financa

Rizvanolli: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRRE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit janë thënë të pavërteta për tarifat e energjisë elektrike të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Rizvanolli përmes një postimi në “Facebook”, u shpreh se edhe nëse miratohet propozimi i ZRRE-së, në Kosovë tarifa për konsumatorë shtëpiak mbetet më e ulëta në Evropë.

“Sot në Kuvend u thanë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia. Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar ajo.

May be an image of text

/GazetaSinjali/