image Ministrja Haradinaj-Stublla viziton sot Hungarinë, do të nënshkruhen 3 marrëveshje

Kosovë

Ministrja Haradinaj-Stublla viziton sot Hungarinë, do të nënshkruhen 3 marrëveshje

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Stublla-Haradinaj do të vizitojë sot Hungarinë dhe do të pritet nga homologu i saj, Peter Szijjarto, me të cilin do të diskutojë zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryediplomatja kosovare së bashku me ministrin e jashtëm hungarez, Szijjarto do të nënshkruajnë tri marrëveshje dypalëshe – Marrëveshjen midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për promovimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve; Programin e Bashkëpunimit mbi Shkencën dhe Arsimin e Lartë për vitet 2021-2023; si dhe Memorandumin e Bashkëpunimit Brenda Kornizave të Bashkëpunimit të “Stipendum Hungaricum Programme” për vitet 2020-2023.

“Gjatë qëndrimit në Budapest, shefja e diplomacisë kosovare, do të vizitojë edhe Parlamentin hungarez, ku do të ketë takim me kryetarin e komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë, z. Zsolt Nemeth”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. /Gazeta Sinjali/