image Ministrja Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të bëhet rishikimi i 20 ligjeve

Politikë

Ministrja Hajdari thotë se deri në fund të vitit do të bëhet rishikimi i 20 ligjeve

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në fund të vitit do të finalizojë njëzetë plotësim-ndryshime të ligjeve që prekin këtë dikaster. Ndër më të rëndësishmit pritet të jetë projektligji për investime strategjike, projektligji për zonat ekonomike, konkurrencën, turizmin dhe projektligji për inspektoriatin.

Udhëheqësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari thotë se do të rishikojnë gjithçka, pasi dëshirojnë qasje gjithëpërfshirëse, e jofavorizuese.

Pas analizës së industrisë dhe finalizimit të planit të programit qeveritar për zhvillim industrial, kemi mundësinë edhe për politikën e investimeve, politikën për inovacion dhe ndërmarrësi dhe politiken tregtare, me fokus politikën për eksporte. Është me rendësi të lartë t’i promovojmë ato mundësi industriale edhe për eksport dhe për të përmirësuar programin tregtar. Kemi edhe shumë programe të tjera, sidomos në rishikim të ligjeve të cilat janë afërsisht 20 që po i rishikojmë këtë vit”, thotë ajo për KP.

Krahas këtyre, ministrja Hajdari bënë të ditur se javën e ardhshme do të dërgojnë në Qeveri për miratim projektligjin për turizëm.

Në fushën e turizmit çka e kemi në plan është e para strategjia që është në finalizim, është ligji që veçse është finalizuar dhe do të paraqitet në Qeveri në mbledhjen e radhës po shpresoj, pasi janë edhe disa gjëra që do të analizohen dhe e treta është brendimi i Kosovës”, shton Hajdari.

Kuvendi i Kosovës, ku duhet të votohen këto projektligje, të hënën do të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor./GazetaSinjali/