image Ministrja Hajdari pranon fajësinë për mos-deklarim të pasurisë brenda afatit ligjor

Drejtësi

Ministrja Hajdari pranon fajësinë për mos-deklarim të pasurisë brenda afatit ligjor

news image

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është deklaruar fajtore lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor.

Një deklarim të tillë, Hajdari e ka dhënë të mërkurën, në seancën fillestare.

“Duke e ditur që është një procedurë që duhet të respektohet, unë duhet ta pranoj si faj që është kalu ky afat dhe e kam dorëzu në fund të mandatit, unë e pranoj me keqardhje se është kalu një afat dhe kam marrë një këshillë të gabuar”, deklaroi ministrja Hajdari.

Sipas saj, mungesa e informacionit të plotë rreth shtyrjes së afatit, ka krijuar konfuzion.

“Unë e konsideroj veten që për shkak të mungesës së informacionit të plotë kur janë shtyrë afatet, unë kam konsideruar që e dorëzoj në fund të mandatit, ashtu qysh jam këshillu dhe tash unë e pranoj sepse paska qenë një gabim. Unë sot po e di në seancë që paska qenë një gabim, sepse jam këshillu që është shty afati dhe ka kriju konfuzion shtyrja e afatit”, ka thënë tutje Hajdari gjatë deklarimit të saj rreth fajësisë.

E njëjta ka thënë se ky është një gabim për të cilin ajo ndihet keq dhe është një faj që këtë afat e ka lëshuar për shkak të gjendjes me pandeminë dhe për shkak të krizës së bizneseve.

Prokurori dhe mbrojtësi i të akuzuarës i propozuan gjykatës që me rastin e shqiptimit të lartësisë së dënimit, pranimi i fajësisë të merret si rrethanë lehtësuese.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast do të bëhet më 29 dhjetor 2022.

/GazetaSinjali/