image Ministrja Hajdari jep detaje për shërbimet elektronike gjatë emergjencës

Kosovë

Konferenca/ Ministrja Hajdari jep detaje për shërbimet elektronike gjatë emergjencës

news image

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari, përmes një konference të mbajtur pak minuta më parë, ka thënë që të gjithë ofruesit e rrjetit të komunikimit duhet të ofrojnë qasje të pandërprerë në tërë territorin e Kosovës.

“Kemi hasur probleme, por qëllimi nuk ka qenë aty, të gjithë ofruesit e rrjetit të komunikimit duhet të ofrojnë qasje të pandërprerë në tërë territorin e Kosovës”, është shprehur Hajdari.

Ministrja Hajdari, gjithashtu ka theksuar se këto shërbime nuk duhet t’u ndërpriten institucioneve, por as qytetarëve të cilët nuk kanë paguar obligimet e tyre, por sipas saj kjo nuk do të thotë që lirohen nga pagesat./ Gazeta Sinjali/