image Ministrja Hajdari flet për hapjen graduale të bizneseve

Kosovë

Deklaratë/ Ministrja Hajdari flet për hapjen graduale të bizneseve

news image

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, përmes një konference tha se tashmë në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë dhe bizneset janë duke filluar me hapjen graduale të ekonomisë.

“Ne po fillojmë me hapjen graduale të ekonomisë, ne kemi marrë masat më herët për shkak të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve dhe aseteve që mund t’i menaxhojë njeriu”, tha Hajdari.

Ajo gjithashtu tha se është e vetëdijshme për numrin e punëtorëve që kanë mbetur pa punë nga sektori i gastronomisë dhe ndërtimit dhe se tani gradualisht do të fillojnë të hapin vendet e mbyllura të punës.

“Qëllimi im është që të mundohemi të hapim ekonominë gradualisht për shkak se kemi humbje të ekonomisë, jam e vetëdijshme që shumë punëtorë kanë humbur punën në sektorin e gastronomisë e të ndërtimit, në këtë drejtim jemi duke punuar për elaborim sa më të mirë në bashkëpunim me bizneset. Jam shumë pozitiv për shumë humbje që kemi, kam shpresë, sektori i prodhimit ka sukses, kemi indikator pozitiv nuk kemi vetëm negativ.”, përfundoi Hajdari./ Gazeta Sinjali/