image Ministrja Gërvalla ia huq sërish, ky është gabimi i radhës në Twitter

Politikë

Ministrja Gërvalla ia huq sërish, ky është gabimi i radhës në Twitter

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz duket se ka bërë një tjetër lëshim në një postim në Twitter.

Gërvalla ka uruar tashmë homologun e saj, Ratisllav Kaçerin për pranimin e detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë.

Ndërkohë, Sllovakia është një prej pesë shteteve që nuk e njohin Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Por, Gërvalla, fatkeqësisht ka treguar se nuk e njeh aq mirë gjuhën angleze. Ajo ka dështuar që të shkruajë si duket fjalinë “I look forward to working…” duke ia ndërruar kohën foljes “work”.

“Urime për Ratisllav Kaçerin për përgjegjësinë e tij të re si ministër i Jashtëm dhe i Punëve Evropiane në Sllovaki. Mezi pres të punojë në zgjerimin e raporteve miqësore mes Kosovës dhe Sllovakisë. Ne ndajmë të njëjtat vlera të BE-së dhe jemi të bashkuar në mbështetjen e palëkundshme për Ukrainën.”

/GazetaSinjali/