image Ministrja e jashtme e Koresë së Veriut: Do ta mbështesim Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë

Botë

Ministrja e jashtme e Koresë së Veriut: Do ta mbështesim Rusinë derisa të triumfojë në Ukrainë

news image

Koreja e Veriut do ta mbështesë Rusinë derisa ajo të arrijë fitore në luftën në Ukrainë, tha ministrja e Jashtme koreanoveriore, Choe Son Hui, të premten pas një takimi me homologun e vet rus në Moskë, Sergei Lavrov.

Ajo i lavdëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, për rolin e tyre për thellimin e lidhjeve.

“Marrëdhëniet tona tradicionale dhe historike, të cilat kanë përshkruar dhe sprovuar rrugët e historisë, sot…po rriten në një shkallë të re marrëdhëniesh së miqësisë së pamposhtur ushtarake”, i tha ajo Lavrovit.

Ajo tha se Pheniani nuk ka asnjë dyshim se ushtria dhe populli rus, nën “udhëheqjen e mençur” të Putinit, do të “arrijnë fitore të madhe në luftën e tyre të shenjtë për t’i mbrojtur të drejtat sovrane dhe interesat e sigurisë së shtetit të tyre”.

Lavrovi foli për “marrëdhënie shumë të ngushta” mes ushtrive të të dy vendeve dhe tha se kjo ua mundëson atyre të zgjidhin çështje të rëndësishme të sigurisë së bashku.

/GazetaSinjali/