image Ministrja e Arsimit u uron suksese maturantëve

Kosovë

Ministrja e Arsimit u uron suksese maturantëve

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që sot i nënshtrohen afatit të dytë të provimit të maturës.

Nagavci thotë se teksa kjo është një ditë e rëndësishme për nxënësit dhe si ministri kanë ndërmarrë të gjitha masat që procesi të realizohet si duhet.

“Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar. Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë. Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna.”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur maturantë, Sot mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore. Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar. Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë. Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna. Një falenderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës. Suksese të gjithëve!

/GazetaSinjali/