image Ministrja Nagavci: Komunat janë përgjegjëse për lejimin apo moslejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla

Arsim

Ministrja Nagavci: Komunat janë përgjegjëse për lejimin apo moslejimin e bartjes së shamive nëpër shkolla

news image

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ku është paraqitur edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja Nagavci gjatë mbajtjes së kësaj mbledhjeje ka deklaruar se udhëzimi administrativ e ndalon bartjen e uniformave fetare nëpër shkolla.

Në mes tjerash ajo ka deklaruar se si Ministre do të angazhohet që çdo vajzë ta vijojë procesin mësimor dhe sipas saj, në këtë çështje, përgjegjësi të madhe kanë edhe komunat.

Ministrja Nagavci tha se secili person gëzon të drejtën për shkollim me rregull dhe pa asnjë kufizim.

“Ky udhëzim e përcakton mbarëvajtjen e punës në institucionet shkollore. Aty ndalohet përdorimi i telefonit, veshja ekstravagante dhe veshja fetare. Kjo mund të duket si shkelje e të drejtave të njeriut, por ne synojmë që e gjithë vëmendja të jetë tek procesi mësimor. Në këtë linjë rekomandohet edhe mbajtja e uniformës. Nuk kemi ndonjë të dhënë zyrtare që ndonjë fëmije i është ndaluar vijimi i mësimit për shkak të shamisë” ka thënë ajo. /GazetaSinjali/