image Ministrja e Arsimit përfundoi masterin pas 10 vitesh me notën 6,4? FOTO

Arsim

Ministrja e Arsimit përfundoi masterin pas 10 vitesh me notën 6,4? FOTO

news image

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që dikur ishte mësimdhënëse, e që kur erdhi në pushtet kërkonte testim të kolegëve të saj po del se ka qenë vet studente e dobët gjatë studimeve të nivelit master, në Fakultetin Jurdik të Universitetit të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Me notë mesatare jo fort të lartë, Nagavci siç duket e ka kryer këtë nivel studimesh mjaft të rëndësishëm. Në një foto që po qarkullon në rrjete sociale, shihet se Nagavci ka përfunduar këtë nivel me notën mesatare 6,46.

Studimet në këtë nivel i kishte filluar në vitin 2009/2010 dhe ka arritur t’i përfundojë tek më 5 prill të vitit 2019.

Kjo diplomë që u publikua ka nxitur reagime të shumta në publik.

Kujtojmë se Nagavci nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë dhe për dy vite ka qenë dhe mësimdhënëse e nivelit të 5-të për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

/GazetaSinjali/