image Ministrja e Arsimit denoncon shantazhet në konkursin e fundit në UP

Kosovë

Njoftim/ Ministrja e Arsimit denoncon shantazhet në konkursin e fundit në UP

news image

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Facebook, duke kërkuar të zbatohet ligjshmëria për Senatin e Universitetit të Prishtinës për avancime nga professor asistent në gradën e parafundit akademike.

Bajrami ka kritikuar kthimin e lëndës së saj në Këshillin e Fakultetit nga organi vlerësues “Komisioni Këshillëdhënës i Rektorit”, duke thënë se ajo ka kërkuar avancimin e saj vetëm pasi ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore bazuar në rregullore dhe në statutin e Universitetit të Prishtinës.

“Sidoqoftë, po e shpjegoj edhe një herë se i plotësoj të gjitha kriteret ligjore për avancim bazuar në rregullore dhe në Statutin e Universitetit të Prishtinës. Kam 3 punime të indeksuara në revista kredibile të indeksuara në platformat e aprovuara nga Senati i UP. Në dy punimet jam autore e parë ndërsa në të tretin jam autore korrespodentë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo gjithashtu ka theksuar se ka pasur fjalë edhe nga persona që nuk kanë asnjë pozitë në UP që të tërhiqet nga konkursi, e këto sipas Bajramit janë shantazhe./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=614035852785016&set=a.336053210583283&type=3