Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe disa deputete të tjera të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të nderuar ikonën e kinematografisë, Leze Qenën, e cila vdiq mëngjesin e sotëm në QKUK.
Ministrja Dumoshi tha se Leze Qena do të mbetet një ikonë, një grua e fortë e cila i theu të gjitha tabutë. Ajo ka thënë se për shkak të masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e koronavirsit nuk mund të bëhet ndonjë organizim.
“Sot morëm lajmin e hidhur për të dhe morëm iniciativën ta vendosim fotografinë në Teatrit Kombëtar. Neser bëhet varrimi i Leze Qenës, në orën 17 në varrezat në Dragodan në Prishtinë. Kortezhi i saj do të vijë tek teatri për tek varrezat në Dragodan. Leze Qena ka merituar një organizim komemorativ mirëpo për shkak të pandemisë u detyruam vetëm të vijmë këtu t’i japim lamtumirën e fundit”, tha Dumoshi.
Homazhe kanë bërë edhe deputetet e PDK-së; Blerta Deliu, Valdete Idrizi, Eliza Hoxha dhe ish-ministrja Justina Pula – Shiroka./GazetaSinjali/