image Ministrja Bajrami tregon se kur do të ekzekutohen pagesat prej 170 euro

Financa

Ministrja Bajrami tregon se kur do të ekzekutohen pagesat prej 170 euro

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend ka folur për buxhetin dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Bajrami tha janë detyruar të hyjnë në borxhe të mëdha për ta menaxhuar situatën me koronavirus.

“Dola këtu për të sqaruar disa gjëra, me të vërtet ka kaluar një kohë të gjatë që rishikimi i buxhetit është duke u proceduar në Kuvend, desha të falënderoj grupet parlamentare që po priten të votojnë rishikimin e buxhetit.

Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike, nuk është e vërtetë që qeveria ka larguar masën prej 30 eurosh për pensionistët.

Kemi një rënie drastike të buxhetit, deri në fund të vitit pritet që të kemi më pak se 230 milionë euro. Jemi të detyruar që të hyjmë në borxhe të mëdha për të menaxhuar koronavirusin në Kosovë. Shuma prej 170 euro do të ekzekutohet pas dekretimit të Ligjit të buxhetit në Gazetën Zyrtare”, tha ajo./GazetaSinjali/