image Ministrja Bajrami kërkon përkrahje të Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë

Kosovë

Takim/ Ministrja Bajrami kërkon përkrahje të Bankës Botërore për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami priti në takim shefin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marko Mantovanelli. Gjatë këtij takimi u bisedua për mbështetjen që Banka Botërore po i jep sektorit të arsimit në Kosovë, në veçanti për projektin KESIP (Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë).

Ministrja Bajrami u informua nga shefi i Bankës Botërore për Kosovë më detajisht rreth projektit, i cili deri më tani ka pasur edhe sfida gjatë realizimit të qëllimeve.

Ministrja Bajrami falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës në të gjithë sektorët, e veçanërisht sektorit të arsimit, ndërsa theksoi nevojën e përkrahjes së mëtutjeshme të këtij institucioni. Ajo shprehu gatishmërinë që Ministria të kryejë obligimet e veta në kohën e duhur, në mënyrë që projekti KESIP të përmbyllet me sukses./GazetaSinjali/