Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Leakj, ka ndarë 26 mijë euro për kostumet e zyrtarëve të kësaj ministrie, raporton Gazeta Sinjali.
Kontrata e publikuar në ueb faqen e Komisionit Rregullator të Prokurorit Publik, një javë më parë njofton se kompania fituese është “Melodia PX”.
Kjo kompani është e ngarkuar për t’i furnizuar me rroba punëtorët e kësaj ministrie. Në fakt konkurrente të kësaj kompanie kishin qenë edhe dy kompani të tjerë, madje kishin ofruar çmim më të lirë.
Kompania e parë kishte ofruar se kërkesën e ministrisë do ta mbulonte në vlerë të 18 mijë eurove, kompania e dytë kërkesën e ministrisë do ta mbulonte me 26 mijë e 440 euro, por që fituese u shpall kompania e tretë me çmimin më të lartë 26 mijë e 475 euro.
Në njoftim shihet rrobat komplete për meshkuj kërkohej të jetë për sezonin veror dhe me kualitet të lartë, ku kërkohej 90% që rrobat të jenë “Cotton”. Të njëjtën kërkesë ka qenë edhe për zyrtaret e kësaj ministrie, ndërsa kishte kërkesa për rroba të ndryshme./Gazeta Sinjali/