image Ministria e Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me 9 federata

Sporte Luftarake

Sport/ Ministria e Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me 9 federata

news image

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë ditës së sotshme ka nënshkruar një momerandum bashkëpunimi me 9 federata sportive: Federata e Atletikës së Kosovës, Federata e Boksit, Federata e Karatesë, Federata e Mundjes, Federata e Notit, Federata e Ping Pongut, Federata e Sportit Shkollor, Federata e Tenisit dhe Federata e Xhudos.

Qëllimi i memorandumeve është mbështetja financiare e federatave që të realizojnë objektivat për këtë vit, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas nënshkrimit të memorandumit, ministrja Vlora Dumoshi iu tha kryetarëve që menjëherë do të ndërmerren hapa e procedura për transferimin e mjeteve financiare, që federatat ta kenë më të lehtë ta përballojnë situatën e vështirë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/2627185510727222