image Ministria e Shëndetësisë tenton ta centralizojë informimin, QKUK nuk përgjigjet pa leje

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë tenton ta centralizojë informimin, QKUK nuk përgjigjet pa leje

news image

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë përgjigje rreth disa udhëzimeve pa kritere nga QKMF-të për në QKUK.

Sinjali nuk ka arritur të marrë përgjigje nga QKUK. Disa prej drejtorëve të klinikave i kanë thënë Sinjalit se ata nuk e kanë të lejuar prononcimin pa marrë leje paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo sipas tyre është rregull i vënë së fundmi dhe ata janë të obliguar që ta respektojnë. I kontaktuar nga Sinjali, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Basri Sejdiu nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ai i ka sygjeruar Sinjalit që të bisedoj me Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë thotë  se një gjë e tillë nuk qëndron, sipas tyre nuk ka të bëjë me ndalesa por me koordinim mes të gjithë akterëve.

“Në fillim të pandemisë, në mars, institucioneve shëndetësore u është lëshuar një qarkore informative në të cilën është kërkuar që informimi lidhur me pandeminë të jetë transparent dhe i koordinuar, meqë çdo kund në botë në situata të emergjencës së shëndetit publik, për të minimizuar keqkuptimet dhe informatat e pasakta, informimi bëhet në mënyrë të koordinuar dhe caktohen edhe personat që komunikojnë me publikun” thuhet në përgjigjen e MSh.

Sinjali në pyetjet dërguar Ministrisë së Shëndetësisë e ka specifikuar qartë se interesimi i Gazetës nuk ka pasur të bëjë me pandeminë por me një temë tjetër për të cilën ende nuk ka marrë përgjigje.Gazeta Sinjali