Ministria e Shëndetësisë ka thënë se vaksinat kundër COVID-19 u ofrojnë fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, MSH rekomandon qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e radhës.
“Doza përforcuese ndërkaq, ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak. Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Vaksinat kundër COVID-19 u ofrojnë fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes COVID-19. Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e radhës.
Doza përforcuese ndërkaq, ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak.
Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19.