image Ministria e Shëndetësisë reagon pas therjes me thikë të infermierit në QKUK

Kosovë

Ministria e Shëndetësisë reagon pas therjes me thikë të infermierit në QKUK

news image

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka deklaruar se është njoftuar pasdite nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, se, sot në vendin e tij të punës është sulmuar me thikë, në QKUK, infermieri F.B, derisa po kryente punën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin e saj për këtë sulm dhe ka dënuar ashpër atë dhe sulmet e tjera që kanë ndodhur ndaj personelit shëndetësor kudo në Kosovë.

“Pavarësisht rrethanave të cilat kanë çuar te ky sulm, të cilat duhet t’i zbardhin organet e rendit, MSh konsideron se ofendimet, sulmet dhe dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë janë të papranueshme dhe kryerësit e këtyre akteve kërkon të ndëshkohen në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Sinjali/