image Ministria e Shëndetësisë merr vendim, nga e hëna hiqet ora policore

Kosovë

Ministria e Shëndetësisë merr vendim, nga e hëna hiqet ora policore

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka shpalosur vendimet e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Ndër të tjera vendime, Zemaj ka bërë të ditur se nga e hëna në Kosovë do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave (pa kufizime), transmeton Gazeta Sinjali.

“Nga dita e hënë hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00. Do të vazhdojmë ta përcjellim situatën epidemiologjike në Kosovë, por lusim qytetarët që t’iu përmbahen rregullave dhe masava mbrojtëse kundër COVID-19. Kërkojmë nga qytetarët, bizneset dhe gastronomia që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së. Çdo shkelje e rregullave cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë”, ka thënë ministri i sapozgjedhur i Shëndetësisë.

Kujtojmë se nga data 25 maj, me vendim të ish-ministri të Shëndetësisë, Arben Vitia, qytetarëve në Kosovë i’u është mundësuar lëvizja apo qarkullimi 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00./Gazeta Sinjali/