Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka pranuar vendimin për ndërprerjen e menjëherëshëm të Transportit Publik në tërë vendin, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Adiministratës Publike.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim është marr pa asnjë konsultim, as edhe 30 sekondësh me Komunën e Prishtinës e as me komunat tjera.
“Ky vendim përveç kostos, ka ndikim në qarkullimin e njerëzve që nuk kanë mundësi tjetër, duke ditur që në Prishtinë ende funksionojnë institucionet publike, institucionet shëndetësore e edhe disa kompani.
Ndoshta ky vendim do të ishte i domosdoshëm, por ndërprerja e menjëhershme pa kurfarë mundësie që të planifikojmë më mirë edhe si logjistikë edhe si kosto nuk ka nevojë të behet. Koordinimi me krejt institucionet është i domosdoshëm”, ka shkruar Ahmeti.