image Ministria e Infrastrukturës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107629

Të shëruar

105200

Të vdekur

2250

Ministria e Infrastrukturës ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

news image

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nesër pas mesnate nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do t’i ketë gjashtë automjete në shoqërim që do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m, transmeton Gazeta Sinjali.

Me këtë rast MI-ja ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë kohore dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona të gjata.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se më datën 15 maj 2021 (pas mesnatës të së shtunës) nga ora 00:10, nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm, i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim që do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m.

Përcjellja e tyre do të bëhet nga ora 00:10 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) – Prishtinë (rrethi i Termokosit) – Rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë). Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse.

Lusim pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar në ketë periudhë kohore të zhvillimit te transportit të jashtëzakonshëm në këtë itinerar dhe t’i gjejnë rrugët alternative për të mos hasur në kolona të gjata.

Linku i itinerarit:

https://www.google.com/maps/dir/42.1558303,20.5474786/Pristina/42.9519584,20.9663803/@42.5273401,20.8163325,9.25z/data=!4m10!4m9!1m0!1m5!1m1!1s0x13549ee605110927:0x9365bfdf385eb95a!2m2!1d21.1655028!2d42.6629138!1m0!3e0

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin