image Ministria e Financave sot ka kryer pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale

Financa

Ministria e Financave sot ka kryer pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale

news image

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se Ministria ka ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale.

“Ministria e Financave njofton se sot, me datë 24.06.2020, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe sociale për 289,613 përfitues për muajin Qershor 2020”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria e Financave njofton se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 3,599 përfitues në vlerë totale prej 634,064.78 euro./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1655943274554447