image Ministria e Financave njofton se sot u kryen pagat e para për punonjësit e sektorit privat

Kosovë

Njoftim/ Ministria e Financave njofton se sot u kryen pagat e para për punonjësit e sektorit privat

news image

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar përmes një komunikate se sot Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagat e para të punonjësve të sektorit privat.

“Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot Thesari i Kosovës ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave sipas vendimit të qeverisë për pakon emergjente 31/2020, përkatësisht masën 3, për 41,177 punonjës përfitues, pas aprovimit nga komisioni i autorizuar për shqyrtimin e këtyre aplikacioneve”, njofton Ministria e Financave në komunikatë.

Në llogaritë bankare sot i kanë pranuar pagat 14 mijë e 598 punonjës, ndërsa në ditët në vazhdim pritet të marrin edhe punonjësit e tjerë të mbetur.

“Pas përfundimit të këtij ekzekutimi të parë do të vazhdojë ekzekutimi edhe për punonjësit tjerë në javët vijuese.”, thuhet në komunikatë./ Gazeta Sinjali.