image Ministria e Financave në konferencë të jashtëzakonshme për rastin e 2 milionë eurove që u avulluan nga thesari - Sinjali

Ministria e Financave në konferencë të jashtëzakonshme për rastin e 2 milionë eurove që u avulluan nga thesari

news image

Ministria e Financave ka thirrur konferencë për media lidhur me rastin e avullimit të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo konferencë pritet të fillojë në orën 15:45.

“Ju ftojmë që sot në ora 15:45 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrisë së Financave. Konferenca për Media do të mbahet në sallën e Konferencave të Qeverisë – P32”, thuhet në njoftim.

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e një zyrtari dhe për shpalljen në kërkim edhe të dy të tjerëve të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke transferuar kështu mbi 2 milionë euro të thesarit të shtetit në llogari të një kompanie (emër i njohur për redaksinë)./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin