image Ministria e Financave merr vendim: Zyrtarët do të marrin mëditje edhe për punëtoritë brenda vendit

Financa

Ministria e Financave merr vendim: Zyrtarët do të marrin mëditje edhe për punëtoritë brenda vendit

news image

Pandemia ua “mohoi” zyrtarëve udhëtimet jashtë vendit për pjesëmarrje në punëtori dhe organizime të ngjashme, shkruan Gazeta Sinjali.

Me mundësinë për pjesëmarrje në këto organizime, zyrtarët humbën edhe mundësinë për kompensim të shpenzimeve dhe për mëditje.

Megjithëse, pandemia nuk ka marrë fund, zyrtarët e ministrive dhe agjencive ekzekutive të Kosovës do t’u kthehen mëditje, ndonëse jo jashtë vendit, ata do të kompensohen edhe për punëtoritë brenda territorit të Kosovës, në përputhje edhe me vendin e qeverisë, të marrë më 19 tetor, që ndalon përkohësisht një organizim të tillë.

Kjo pasi që, ministrja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve për zyrtarët që marrin pjesë në punëtori të ministrive ose organizatave ekzekutive në Republikën e Kosovës.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali thuhet se zyrtarët pjesëmarrës në punëtori brenda vendit, do të kompensohen për shpenzimet e tyre deri në 7 ditë të plota.

“Në punëtoritë e organizuara brenda Republikës së Kosovës nga Ministrisë dhe Agjencisë Ekzekutive, për të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me hartimin, punimin apo diskutimin e dokumenteve qeveritare, përfshirë strategjitë, koncept-dokumentet, projekt aktet normative, dokumentet planifikuese dhe të gjitha dokumentet e ngjashme, nga buxheti i Republikës së Kosovës mund të mbulohen shpenzimet e transportit dhe ushqimit të zyrtarëve pjesëmarrës, sipas kufizimit të pikës 9 të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Ky vendim parasheh se kompensimi për një ditë pjesëmarrje të një zyrtari në një punëtori brenda territorit të Kosovës, do të jetë 16 euro.

“Zyrtarët e Ministrive dhe Agjencie Ekzekutive që marrin pjesë në punëtoritë e orgnizuara brenda Republikës së Kosovës nga Ministritë dhe Agjencitë Ekzekutive iu takon shumë për shpenzime të imëta – para xhepi, për mbulimin e shpenzimeve të rastit, si në vijim: Për ditët e plota me qëndrim gjatë natës – 16 euro për 1 ditë dhe Dita e nisjes dhe e kthimit konsiderohet një ditë – dy herë nga 8 orë”.

Maksimumi i ditëve, për të cilat do të mbulohen shpenzimet brenda një muaji, sipas këtij vendimi, nuk mund të kalojë 7 ditë. Madje, edhe në rast se punëtoria zgjatë më tepër, kompensimi do të kufizohet në 7 ditë të plota.

E drejta për mbulimin e shpenzimeve të rastit u takon zyrtarëve edhe në rast të organizimit të punëtorive nga donatorët, me kusht që zyrtarët të mos pranojnë mjete për shpenzimet e rastit nga organizata donatore.

Në rast të organizimit të punëtorive gjatë ditëve të pushimeve zyrtare, ky vendim u garanton zyrtarëve edhe kompensimin për angazhim jashtë orarit të punës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Kompensimet e shpenzimeve të rastit përfshijnë:

  • Shpenzimet e udhëtimeve zyrtare brenda vendit;
  • Mëditje e udhëtimit zyrtar brenda vendit (shpenzime të imëta – para xhepi):
  • Akomodimi për udhëtime zyrtare brenda vendit;