image Ministria e Financave më 30 korrik mban ankand për letrat me vlerë - Sinjali

Ministria e Financave më 30 korrik mban ankand për letrat me vlerë

news image

Ministria e Financave e Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 30 korrik do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020.

Në këtë ankand, ministria njofton se do të bëhet Rihapja e Obligacionit 10 vjeçar të emetuar paraprakisht më 31 korrik 2018.

Vlera e emetuar në këtë ankand do të jetë 10 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj. 

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria rekomandon të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.​/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin