image Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset lidhur me ekzekutimin e pagesave

Biznes

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset lidhur me ekzekutimin e pagesave

news image

Ministria e Financave ka kërkuar nga bizneset në Kosovë që të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës për t’i ekzekutuar pagesat për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin drejtuar mediave, MF-ja ka bërë me dije se nga numri i përgjithshëm prej 36 mijë e 679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

Në  njoftim thuhet se “përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyllë plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.”

Ministria e Financave gjithashtu fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së, që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 dhe Nr. 14/34 dhe Nr. 1/35.

Ndërkaq, përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë Ministrisë që të përmbyllë plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave. /Gazeta Sinjali/