image Ministria e Financave dhe Transfereve ka 4 lutje për mbrojtje nga koronavirusi

Kosovë

Njoftim/ Ministria e Financave dhe Transfereve ka 4 lutje për mbrojtje nga koronavirusi

news image

Ministria e Financave dhe Transfereve, ka dhënë disa rekomandime për qytetarët e Kosovës, si masa mbrojtëse kundër koronavirusit.

Këtë njoftim e ka bërë përmes një komunikate të lëshuar ku ka lutur qytetarët të kenë kujdes në katër gjëra.

“Në vijim të masave për kujdes të shtuar, sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore kompetente, pas takimit të sotëm të Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve, Ministria e Financave dhe Transfereve së bashku me Thesarin si anëtarë të këtij grupi, JU REKOMANDOJNË të respektoni edhe udhëzimet si në vijim:

LUTENI të shmangni vizitat në degët bankare dhe zyra të shërbimeve të pagesave (posta, etj.)

LUTENI të reduktoni apo eliminoni krejtësisht përdorimin e parasë se gatshme (kesh fizik)

LUTENI të përdorni sa më shumë kartelat bankare për blerje si dhe pajisjet elektronike për tërheqje

LUTENI të reduktoni lëvizjet dhe ruani distancën para secilit përdorim të shërbimeve bankare

Gjithashtu, nga bankat dhe institucionet e autorizuara për pagesa kërkohet që të vazhdojnë të dezinfektojnë sa më shpesh pajisjet dhe paratë e gatshme që janë në qarkullim, që të jenë sa me të sigurta për përdorim nga qytetarët”, thuhet në komunikatë/ Gazeta Sinjali/