image Ministria e Ekonomisë zotohet se do të ndajë 75 milionë euro subvencione për qytetarët dhe bizneset pas shtrenjtimit të rrymës - Sinjali

Ministria e Ekonomisë zotohet se do të ndajë 75 milionë euro subvencione për qytetarët dhe bizneset pas shtrenjtimit të rrymës

news image

Ministria e Ekonomisë është zotuar se do të ndajë 75 milionë euro për qytetarët dhe bizneset që do të përballen me shtrenjtim të rrymës për 42 për qind, raporton Gazeta Sinjali.

“Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

ME vlerëson se këto subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.

“Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiakë deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRrE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet tutje në këtë njoftim./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin