image Ministria e Drejtësisë me protokoll shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës

Drejtësi

Ministria e Drejtësisë me protokoll shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës

news image

Ministria e Drejtësisë sot do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës.

Lansimi i këtij Protokolli do të bëhet nga ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, duke filluar nga ora 11:00.

MD ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje.

Kjo ekspozitë do të hapet në ora 13:00, në Hollin e Ministrisë së Drejtësisë.

/GazetaSinjali/