image Ministria e Arsimit tregon se kur do të dalin rezultatet e testit të sotëm të Maturës

Arsim

Ministria e Arsimit tregon se kur do të dalin rezultatet e testit të sotëm të Maturës

news image

Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili është organizuar sot për 8 mijë e 300 maturantë në 84 qendra testimi në gjithë Kosovën, ka përfunduar me sukses.

Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KShM), pas raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19.

Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha, ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë për përkushtimin e tyre që ky proces të kalojë sipas planifikimit, e në veçanti nxënësit, të cilët thotë se i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë.

Sipas një komunikate të MASHT-it, rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit./Gazeta Sinjali/