Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka marrë vendim që testi i maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të nxënësve.
Përmes një komunikate, ministria ka treguar për vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror i Maturës, i cili ua ndalon hyrjen nëpër qendra të testimit të gjithë atyreve që nuk janë pjesë e këtij procesi.
“Komisioni Shtetëror i Maturës (KSHM), ka marrë vendim që për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Testi i Maturës të mbahet me masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë proces. Prandaj, duke marrë parasysh këtë fakt, ditën e testimit, pra të shtunën (29 gusht 2020), u ndalohet hyrja nëpër qendra të testimit të gjithë personave që nuk janë pjesë e këtij procesi”, thuhet në komunikatë.
Mediat mund të kenë qasje nëpër qendra të testimit në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30. /Gazeta Sinjali