Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nuk do të ketë lirim të masave antiCOVID në prag të festave të fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu shpreh gjatë një konference për media ku foli për gjendjen epidemiologjike në vend.
“Siç e thashë në rezymenë time, nuk do të ketë lirim të masave”, tha Zemaj.
Ai po ashtu theksoi se janë duke i shqyrtuar masat aktuale dhe sipas tij, mbase do të ketë ndonjë lirim apo edhe shtrëngim të ndonjë mase, me qëllim të shmangies së grumbullimit të njerëzve.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 385 raste të reja me koronavirus dhe 351 pacientë janë shëruar.