image Ministri Vitia nuk ia di emrin Taynes, paralajmëron pasoja për këngëtaren - Sinjali

Showbiz/ Ministri Vitia nuk ia di emrin Taynes, paralajmëron pasoja për këngëtaren

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është pyetur se si këngëtarja Tayna nuk është karantinuar në konvikt ndërsa, një gjë e tillë po kërkohet nga deputeti Behgjet Pacolli.

Fillimisht këngëtares Tayna, Vitia i është referuar si ‘Tanja’, më pas tha se nuk e ka informacionin se si këngëtarja ka hyrë në Kosovë.

“Tanja…Nuk e kam këtë informatë, duke ardhë në emision mu dërgua linku”, tha Vitia në Rubikon, transmeton Gazeta Sinjali.

I pyetur nga gazetari se a ka mundësi të mos e dijë këtë gjë ministri. Vitia tha: “Nëse ka hy në një rrugë që nuk është zyrtare, ka mundësi të mos e di. Nëse ka kaluar të gjitha procedurat do të ketë pasoja edhe për ata që ia kanë mundësuar dhe për personin në fjalë sepse përbën rrezik për shëndetitn publik”, tha më tej Vitia. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin