Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, para disa ditësh ka shkarkuar për herë të dytë Fadil Kodrën nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.
Avokati i Kodrës, Faton Fetahu, ka thënë se vendimi i Sveçlës është i kundërligjshëm dhe përbën një hakmarrje të ulët që ka për qëllim njollosjen e figurës dhe reputacionit të tij.
Ndryshe, në muajin shtator ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte vendosur ta rikthejë klientin e tij në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, kjo pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.
Ky vendim i Sveçlës kishte ardhur pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kishte pranuar ankesën e Fadil Kodrës dhe kishte anuluar vendimin e ministrit Sveçla për largimin e Kodrës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.
Kujtojmë se Kodra ishte shkarkuar edhe një herë nga ministri Sveçla më 15 korrik 2022.