image Ministri Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri

Siguri

Ministri Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj policëve të Kosovës në veri

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media njoftoi se në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Ashtu siç raportoi Sinjali, sot në mëngjes, edhe Sveçla e konfirmoi se zyrtarët policorë kufitarë u sulmuan me armë zjarri.

Sulmin me granatë dore dhe kallashnikov, ai e ka quajtur akt terrorist, raporton Gazeta Sinjali.

“Po ju njoftojmë për situatën e sigurisë, posaçërisht në veri. Sot rreth orës 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë shkuar për ta realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi i parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.

Sulmi i tretë ka ndodh mbrëmë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

/GazetaSinjali/