image Ministri serb: Vuçiq u ka dërguar letra liderëve në Evropë lidhur me shpalljen e pranimit të Kosovës në KiE

Rajon

Ministri serb: Vuçiq u ka dërguar letra liderëve në Evropë lidhur me shpalljen e pranimit të Kosovës në KiE

news image

Ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka thënë sot se presidenti Aleksandar Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë në lidhje me shpalljen e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, Serbia është në presionin më të madh ndonjëherë duke e cilësuar Këshillin Evropës si sfidën e parë.

“Serbia do të bëjë gjithçka që të mos ndodhë kjo pritje,” shtoi tutje ai.

Ndër të tjera ai përmendi edhe Bosnje-Hecegovinën dhe Republikën Srpska, situatën me Kosovën, vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë si kërcënime të mëdha për Serbinë.

/GazetaSinjali/