image Ministri serb shkarkon nga detyra drejtorin shqiptar të Shëndetësisë në Preshevë

Rajon

Ministri serb shkarkon nga detyra drejtorin shqiptar të Shëndetësisë në Preshevë

news image

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Preshevës, Driton Salihu është shkarkuar nga kjo detyrë që mbante deri më tani. Vendimin e ka marrë ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Loncar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Salihu përmes një njoftimi në Facebook. Sipas Salihut, vendimi i ka ardhur pa asnjë arsyje.

Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsye jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë. Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Salihu e ka falënderuar stafin mjekësor dhe pacientët e Preshevës për përkrahjen gjatë pandemisë COVID-19

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjekësor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni. Gjithashtu falënderoj gjithë pacientët si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me COVID-19. Zoti ju ruajt. Ruajeni shëndetin” shkruan Salihu në njoftim./Gazeta Sinjali/