Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Serbi, Goran Vesiq, njoftoi se nesër zyrtarisht do të japë dorëheqjen.
Sipas mediave vendase, vendimi i tij vjen pas tragjedisë së të premtes në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku 14 persona humbën jetën dhe tre u plagosën rëndë.
“Dëshiroj t’ju informoj se nesër në mëngjes do t’ia dorëzoj zyrtarisht kryeministrit të Republikës së Serbisë dorëheqjen time nga pozita e ministrit të Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës”, tha Vesiq në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Qeverinë e Serbisë.
Ai shtoi se kur Asambleja Kombëtare të konfirmojë dorëheqjen e tij, vetëm atëherë nga ana teknike ai do të ndalojë së kryeri detyrat e tij.