Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se, projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020”, ka shkruar ministri Reçica në Facebook.
Reçica e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm këtë nismë.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave që kam filluar të ndërmarr si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës”, ka shkruar Reçica./Gazeta Sinjali/