image Ministri Murati prezanton Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

Financa

Ministri Murati prezanton Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar sot në Kuvend projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.

Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale. Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro. Ky projektligj e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, siç e kemi ngërçin tani në këshillin ekonomiko-social. Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, tha ai.

“Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjeç dhe 170 mbi 35 vjeç ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, tha Murati.

/GazetaSinjali/