Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Lista zgjedhore e partisë ku ai është anëtar nuk do të ketë njerëz të korruptuar.
“PDK në Listën zgjedhore nuk do të lejojë njerëz të korruptuar. Kushti ynë për partnerin e ardhshëm të qeverisë është që të mos kenë njerëz që kanë probleme me ligjin. PDK-ja është parti që mund ta luftojë korrupsionin dhe mund ta zhvillojë vendin”, ka thënë ai, në televizionin publik.
Tahiri ka thënë se prioritet i PDK-së është luftimi i korrupsionit.
Ai ka folur edhe për akuzat për korrupsion që rëndojnë mbi PDK-në.
“Nuk mund të dënohemi kolektivisht si parti në rast se ndonjë individ abuzoi me pushtetin”, ka thënë Tahiri.