image Ministri në detyrë Lluka i painformuar paraprakisht për ndotjen nga KEK-u

Kosovë

Ministri në detyrë Lluka i painformuar paraprakisht për ndotjen nga KEK-u

news image

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka,  tha se ka qenë i painformuar paraprakisht për situatën në KEK dhe ndotjen që erdhi si pasojë e pastrimit të njërit prej kazanëve. Për të kuptuar arsyen e kësaj ndotje ambientale, ai  ka kontaktuar drejtorin e Përgjithshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaqin.

 “Nga KEK-u kuptova që ky tym ndodhë për shkak të pastrimit të kazanit të bllokut A3 i cili për 4 muaj ka qenë në remont dhe tani, pas përfundimit të remontit dhe para fillimit të punës, duhet të bëhet pastrimi i cili zgjatë për 4 ditë me rreth 3 orë ne ditë.  Është proces i pa shmangshëm për teknologjinë e vjetërsuar të këtij termocentrali. Ju lutem qytetarëve në rajonin e Obiliqit që gjatë kësaj kohe 3 orëshe kur fillon procesi, të kufizojnë daljet në ambiente të hapura. Si ministër përgjegjës për sektorin energjetik, ju kërkoj ndjesë për këtë pamje dhe proces të nevojshëm. Nga ana tjetër pozitive, në përgatitje për dimër, një bllok shtesë të Kosovës A do ta kemi në dispozicion që do të ofroj stabilitet energjetik për vendin”, ka thënë Lluka. /Sinjali/