image Ministri Murati ua rikujton pensionstëve se duhet të lajmërohen

Financa

Ministri Murati ua rikujton pensionstëve se duhet të lajmërohen

news image

Ministri i Financave i Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ua ka rikujtuar pensionistëve rregullat për t’u paraqitur në zyrat e pensioneve.

Murati ka shkruar se është bërë ndarja e pensionistëve në dy grupe, duke thënë se ata që s’kanë marrë asnjë dozë vaksine janë të detyruar të paraqiten në zyra para datës 14 korrik 2022.

Ky proces i paraqitjes së pensionistëve në zyrat e pensioneve, vjen në një kohë kur Kosova ka një trend të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, ku edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka dalë me thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të brendshme meqë pandemia s’ka përfunduar dhe se rastet po rriten.

Njoftimi i plotë i ministrit Murati:

Që nga java e kaluar MFPT ka njoftuar pensionistët se është rikthyer detyrimi që ata të paraqiten në zyrat e pensioneve.

Për të evituar tollovitë, kemi bërë ndarjen në dy grupe që duhet të paraqiten sipas radhës – të pavaksinuar dhe vaksinuar.

Të gjithë pensionistët që NUK kanë marrë asnjë  dozë të vaksinës kundër COVID-19, janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve para datës 14 korrik 2022.

Të gjithë pensionistët tjerë, janë të obliguar të paraqiten më së largu deri me datën 12 gusht 2022.

ME RËNDËSI:

Për të dëshmuar vendbanimin, pensionistët duhet të sjellin me vete edhe faturën e energjisë elektrike .

Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

Në rast se jeton me qira, atëherë duhet edhe kontrata e qirasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/