image Ministri Murati me njoftim për bashkatdhetarët: Ka ndryshuar mënyra e marrjes së policës kufitare

Financa

Ministri Murati me njoftim për bashkatdhetarët: Ka ndryshuar mënyra e marrjes së policës kufitare

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se edhe këtë vit Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Por, Murati ka njoftuar se për dallim nga dy vitet e kaluara, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, tani ka ndryshuar procedura.

Ai theksoi se procedura vazhdon të jetë e thjeshtë dhe se nuk merr shumë kohë, e madje mund të evitohen edhe pritjet në kufi kur ajo blihet online, para nisjes.

“Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të pagesës në formularin online të Ministrisë së Financave.

✅Hapi 1:

https://api.bks-ks.org/PolicaOnline/sq-AL

Para se të niseni për në Kosovë, policën kufitare mund ta bleni online përmes linkut më poshtë:

✅Hapi 2:

Pasi ta keni blerë policën, ju mund të aplikoni për rimbursim të kostos duke plotësuar këtë formular:

https://masa4-5.rks-gov.net

Ministri Murati tha se polica mund të blihet edhe fizikisht në pikat kufitare hyrëse.

“Mirëpo, që të mos keni nevojë të prisni në kufi, e të mos shkaktohen kolona, rekomandohet që polica të blihet online para se të niseni për Kosovë. Mbështetja vlen për autoveturat për pasagjerë dhe motoçikletat, dhe rimbursimi bëhet për qëndrime deri në 3 muaj brenda vitit kalendarik. PS. Rimbursimi mund të kërkohet për të gjitha policat që keni blerë nga data 1 janar 2022 e këtej, me kusht që periudha e tërësishme e mbulueshmërisë për një automjet të mos kalojë 3 muaj brenda vitit.”

/GazetaSinjali/