image Ministri Murati ka një porosi për ata të cilët fitojnë nga rrjetet sociale dhe kriptovalutat

Financa

Ministri Murati ka një porosi për ata të cilët fitojnë nga rrjetet sociale dhe kriptovalutat

news image

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur një konferencë para mediave.

Përveç që diskutoi për shtesat e Qeverisë, Murati ka folur edhe për ata të cilët fitojnë nga burime të ndryshme, e ku bëjnë pjesë edhe ata të cilët përfitojnë nga kriptovalutat, e të cilët nuk paguajnë tatim.

Murati i ka ftuar që ta plotësojnë një formular elektronik, sipas ligjit.

Ministri tha se fitimet e tilla përfshijnë qiranë, fitimet kapitale, burimet nga jashtë e të tjera.

Në fitimet e tilla përfshihet edhe shitja e kriptovalutave. Kur qytetarët do t’i shesin kriptovalutat, Murati tha se do të duhet që këtë ta deklarojnë në formularin i cili tha se do të publikohet nga Ministria dhe ATK-ja.

Të ardhurat tjera për të cilat kërkohet ky deklarim mund të jenë nga puna “freelance”, të ardhurat nga YouTube apo rrjetet sociale.

Arsyeja pse kemi thirrur konferencë ka të bëjë me njërën nga deklaratat tatimore që duhet të plotësohet nga secili qytetar, shtetas apo rezident që gjeneron të hyra gjatë vitit të cilat nuk tatimohen në burim siç ndodh me pagën”, tha ai.

Ministri tha se “kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit për deklarim”.

/GazetaSinjali/