image Ministri i Shëndetësisë mban konferencë për media

Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë mban konferencë për media

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot do të mbajë konferencë për medie, shkruan Gazeta Sinjali.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, temë e kësaj konference është “Manuali për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.

Duhet theksuar se gjatë tre ditëve të fundit numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shënuar rritje dhe aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 486 raste me koronavirus, ku 33 prej tyre kanë vdekur dhe 953 janë shëruar.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë 500 raste aktive me koronavirus. /Gazeta Sinjali/